Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë certifikuar kursantët e rinj në fushën e EOD, niveli i 2-të, të cilët do t’u bashkohen ekipeve të deminimit në terren dhe atyre të EOD-së, në përmbushje të misionit fisnik në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se trupat e FSK-së në gatishmëri 24/7 për të ruajtur sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të garantuar mbrojtjen e paqes e të territorit të Republikës së Kosovës.