Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Jeton Terstena” në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë me ç’ rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi S. I.,20 -vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.