Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Billström diskutojnë për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër, të mirëpritura nga Suedia

Pri 20, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti mirëpriti në​ takim ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström.

Duke e falënderuar për vizitën, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e hershme të Suedisë, edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe të vazhdueshme përgjatë gjithë fazave të shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar. Përfshirë këtu, mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave, i cili përfundimisht mori epilogun pozitiv dje, pikërisht gjatë presidencës suedeze të Këshillit të BE-së, me rastin nënshkrimit të vendimit të Parlamentit Evropian.

Suedia është në mesin e top 5 donatorëve më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë kontribut të çmueshëm në fuqizimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Suedisë. Kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Billström për progresin e vendit dhe arritjet e qeverisë. Ai tha se Kosova është partnere dhe mike e qëndrueshme e Suedisë, me të cilën ndanë vlera të përbashkëta demokratike dhe orientim të përbashkët euro-atlantik. Të dyja palët shprehën interesimin për përafrimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. Me këtë rast, u theksua rëndësia e Odës Nordike Ekonomike e cila pritet të hapet së shpejti dhe roli që ajo do ta ketë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

Më tej, u bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raportet ndërmjet dy vendeve dhe për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër, të cilat janë mirëpritur dhe mbështeten edhe nga Suedia. Kryeministri Kurti ndau me ministrin Billström këndvështrimet e tij nga takimet në Ohër, pritjet për takimin e radhës në Bruksel dhe qëndrimin e tij dhe të Republikës së Kosovës që Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet e plotë, pa kushtëzime dhe menjëherë.

Kjo ishte hera e dytë që ministri Billström viziton Kosovën në kapacitete të ndryshme. Herën e parë ishte në Kosovë para një dekade.

Në këtë takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci Sherifi dhe stafi i tij. Ndërkaq ministri suedez Billström, krahas stafit të tij, shoqërohej edhe nga Udhëheqësja e Departamentit për Evropë dhe Amerikë Veriore në ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, ambasadorja Veronika Wand-Danielsson dhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM