Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Abdixhiku ka thënë se le të vazhdojmë të forcojmë edhe më tej këtë ndjenjë që muaji i shenjtë dhe festa e Fitër Bajramit na mësojnë, atë të solidaritetit, të harmonisë e të kujdesit ndaj tjetrit, në veçanti, le të kujdesemi ndaj atyre në nevojë, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.
Të dashur besimtarë, agjerim të pranuar për të gjithë ata që kaluan një muaj sakrifice sprovuese nën shenjën e Zotit.
Festa e Fitër Bajramit i kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin; që kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, e që ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë.
Le të vazhdojmë të forcojmë edhe më tej këtë ndjenjë që muaji i shenjtë dhe festa e Fitër Bajramit na mësojnë. Atë të solidaritetit, të harmonisë e të kujdesit ndaj tjetrit. Në veçanti, le të kujdesemi ndaj atyre në nevojë.
Shëndet, paqe e begati për ju e familjet tuaja; për gjithë atdheun tonë!”