Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar festën e Fitër Bajramit duke thënë se pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë t’ju sjellë gëzim dhe paqe!
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.
Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.
Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.
Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!
Me fat Fitër Bajrami!