Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gexha-Bunjaku takohet me FSSHK-në diskutojnë për përmirësimin e pozitës së punonjësve shëndetësorë

Pri 24, 2023

Zv/ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha – Bunjaku mbajti takimin në kuadër të grupit punues të përbërë nga MSH dhe FSSHK ku u diskutuan modalitetet lidhur me dialogun social, nevojat dhe kërkesat e stafit shëndetësor.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të cilat do të përmirësojnë pozitën e punonjësve shëndetësorë, brenda mundësive buxhetore.

Zv/ministrja Gexha-Bunjaku theksoi se dialogu social do të mundësojë që të adresohen kërkesat, të cilat më pas shqyrtohen dhe do të diskutohen në takimin e ardhshëm të grupit punues i cili planifikohet të mbahet gjatë muajit maj.

Aktualisht, punonjësit shëndetësorë me ligjin e ri për paga, kanë të ardhurat më të larta në rajon. Dialogu social do të shërbejë që të përmirësohen edhe më tutje kushtet e punonjësve shëndetësorë, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM