Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Kosova vend i mundësive për të rinjtë, komunitetet joshumicë dhe për të gjithë

Pri 24, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dhe ishte folës kryesor në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve me përfitues nga komunitetet joshumicë të programit “Kosova Generation Unlimited”, praktikë me pagesë.

Duke uruar dhe falënderuar ekipin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF-in, si dhe të gjitha bizneset që janë anëtare të rrjetit CSR për lansimin e kësaj nisme, kryeministri Kurti tha se jemi më afër përmbushjes së zotimit tonë.

Kryeministri Kurti tha se ne e dimë se ka një numër të madh të të rinjve, që përveç se nuk janë në punë, nuk janë as në shkollë e as në fakultet, e as në ndonjë trajnim. 30% e të rinjve të moshës prej 15 deri në 24 vjeç janë në një gjendje të tillë. Kurse, në disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë, përqindja e të rinjve pa punë, arsim apo trajnim është edhe më e lartë sesa kaq.

Qeveria ka krijuar Ekipin Ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, dhe ka alokuar buxhet për bursa, për 500 studentë në shkolla të mesme si dhe në universitetet publike. Gjithashtu, javën që lamë pas Qeveria ka njoftuar qytetarët për një pako të re mbështetëse prej 3 milionë eurove, përfitues të të cilit do të jenë të gjitha komunitetet joshumicë në Kosovë. Kjo pako do të fokusohet në krijimin e vendeve të reja të punës në biznese ekzistuese, por edhe në ato të reja, si dhe për bujqit dhe prodhuesit e vegjël në vendet rurale.

Duke potencuar faktin se nga lansimi i përbashkët i programit K-GenU kemi mbi 600 të rinj përfitues dhe 500 biznese të regjistruara, kryeministri Kurti tha se këtë gatishmëri mund ta shohim sot në këtë sallë nga praktikantët prej komuniteteve joshumicë, nga kompanitë e mediave, të fotografisë, dizajnit grafik, të biznesit për prodhimin e frutave ‘goji’ dhe klinike private, si dhe nga OJQ-të për aktivitete kulturore, të avokimit dhe të vullnetarizmit për të rinjtë.

Në platformën Superpuna, e cila ofron mundësi punësimi për të rinjtë e moshës prej 18 deri 25 vjeç, për vetëm 2 muaj, janë mbi 4.700 pozita të lira pune, mbi 6.400 punëkërkues të verifikuar, mbi 3.700 biznese të regjistruara, e mbi 2.000 marrëdhënie pune. Kryeministri Kurti tha se duhet t’iu tregojmë të gjithë të rinjve për këto mundësi, në mënyrë që të kemi sa më shumë të regjistruar në të dy këto platforma, e veçanërisht në K-GenU, që gjithashtu ata të bëhen pjesë e punës praktike me pagesë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

Me ardhjen tonë në qeverisje, filluam t’i realizojmë premtimet tona, atë se do të kemi punësim dhe drejtësi, si dy prioritete dhe, se këto do të jenë për të gjithë.

Me këtë iniciativë të K-GenU – Kosova Generation Unlimited, jemi më afër përmbushjes së zotimit tonë. Dhe ju këtu, po përfitoni nga kjo mundësi që edhe ta mbani praktikën, por njëkohësisht edhe të paguheni. Më lejoni që të uroj dhe njëkohësisht ta falënderoj ekipin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF-in, si dhe të gjitha bizneset që janë anëtare të rrjetit CSR për lansimin e kësaj nisme.

Ne e dimë se sa ka pasur Kosova vazhdimisht probleme me papunësi dhe gjithashtu e ka pasur popullatën më të re në vazhdimësi në Evropë, andaj jemi edhe krenarë që jemi me ju sot e ju kemi juve ngahera, po njëkohësisht edhe për potencialin tuaj jemi shumë optimist. 

Megjithëkëtë, ne e dimë se ka një numër të madh të të rinjve që përveç se nuk janë në punë, nuk janë as në shkollë e as në fakultet, e as në ndonjë trajnim. 30% e të rinjve të moshës prej 15 deri në 24 vjeç janë në një gjendje të tillë. Kurse, në disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë, përqindja e të rinjve pa punë, arsim apo trajnim është edhe më e lartë sesa kaq.

Për këtë, Qeveria ka krijuar Ekipin Ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, dhe kemi alokuar buxhet për bursa, për 500 studentë në shkolla të mesme si dhe në universitet publike. Gjithashtu, javën që lamë pas kemi njoftuar qytetarët për një pako të re mbështetëse prej 3 milionë eurove, përfitues të të cilit do të jenë të gjitha komunitetet joshumicë në Kosovë. Kjo pako do të fokusohet në krijimin e vendeve të reja të punës në biznese ekzistuese, por edhe në ato të reja, si dhe për bujqit dhe prodhuesit e vegjël në vendet rurale.

Me K-GenU po dëshmohet se ka dëshirë te të rinjtë për punësim dhe aftësim profesional, dhe se ka interes edhe nga bizneset e organizatat partnere për të përfituar nga energjia, pikëpamjet, dija e pasionet e reja që i kanë këta praktikantë të rinj.

Deri më sot, nga lansimi i përbashkët i programit K-GenU kemi mbi 600 të rinj përfitues dhe 500 biznese të regjistruara. 

Këtë gatishmëri mund ta shohim sot në këtë sallë nga praktikantët prej komuniteteve joshumicë, nga kompanitë e mediave, të fotografisë, dizajnit grafik, të biznesit për prodhimin e frutave ‘goji’ dhe klinike private, si dhe nga OJQ-të për aktivitete kulturore, të avokimit dhe të vullnetarizmit për të rinjtë. E di që keni ardhur nga Peja, nga Prizreni, nga Parteshi, Graçanica e Gjakova e ndoshta edhe më larg. Por, që të gjithë juve, secilit e secilës prej juve urime për këtë nismë të re dhe për këtë punë te re.

Krahas kësaj nisme, Qeveria ka lansuar edhe platformën Superpuna, e cila ofron mundësi punësimi për të rinjtë e moshës prej 18 deri 25 vjeç. Për vetëm 2 muaj, kemi mbi 4.700 pozita të lira pune, mbi 6.400 punëkërkues të verifikuar, mbi 3.700 biznese të regjistruara, e mbi 2.000 marrëdhënie pune. Andaj, ju ftojmë që ta shfrytëzoni edhe këtë mundësi, të regjistroheni e ta gjeni një vend pune me pagë të garantuar nga shteti. Nga praktika në K-GenU, në punësim me Superpuna.

Duhet t’ju tregojmë të gjithë të rinjve për këto mundësi, në mënyrë që të kemi sa më shumë të regjistruar në këto dy platforma, e veçanërisht në K-GenU, që gjithashtu ata të bëhen pjesë e punës praktike me pagesë. Shpresoj që sidomos përmes jush kjo nismë të arrijë edhe te të tjerët, që të kuptohet se Kosova është vend i mundësive për të rinjtë, për komunitetet joshumicë, për të gjithë.

Ju falemnderit e tani po ia kaloj fjalën Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM