Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- gjenerali Osborne: Të përkushtuar për thellimin e partneritetit nga i cili përfitojnë të dy vendet

Pri 24, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli dhe shefi i Kabinetit të Ministrit, Hasan Hoxha, ka pritur në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral brigade Stephen Osborn, i cili ka ardhur për vizitë në Kosovë.

Fillimisht, Mehaj i uroi mirëseardhje gjeneralit Osborn dhe e njoftoi lidhur me situatën e sigurisë në vend, zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë, me theks të veçantë në Planin Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të FSK-së, ecurinë e përgatitjeve për ushtrimin shumëkombësh të “Defender Europe ‘23”, plotësim-ndryshimet në legjislacion të MM-së, etj.

Në këtë takim, ministri Mehaj dhe Gjenerali Osborne theksuan se janë të përkushtuar për thellimin e partneritetit nga i cili përfitojnë të dy vendet.

Nga ana e tij, Gjeneral Osborne theksoi se partneriteti me Iowa-n do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm dhe se gjithashtu do të vazhdojë mbështetja këshilluese në implementimin e planit dhjetëvjeçar të FSK-së, ashtu që Forca e Sigurisë së Kosovës jetë ushtri profesionale e ndërveprueshme me ushtritë e shteteve të NATO-s, e aftë për të ruajtur paqen në vend, rajon dhe më gjerë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM