Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se për mbështetjen e bibliotekave publike këtë vit janë ndarë 200 mijë euro, nga mbi 6400 euro për secilën bibliotekë komunale për blerje vetanake. Sivjet nisë edhe zbatimi i Rrjetit Bibliotekar të Kosovës, akreditohet programi për aftësim profesional në bibliotekari dhe bëhet vlerësimi i gjendjes së ndërtesave të bibliotekave komunale.
Restaurimi i Bibliotekës Kombëtare, për fuqizimin e institucioneve kombëtare të kulturës po bëjmë, ndër të tjera, edhe renovime në ndërtesa, përfshirë këtu Bibiliotekën Kombëtare.
Duke e vlerësuar lartë librin si një lidhje midis së shkuarës dhe së ardhmes, një urë midis brezave dhe kulturave, MKRS mbetet e përkushtuar që nëpërmjet politikave të reja të kontribuojë në këtë sektor si dhe në avancimin e kornizës ligjore për të drejtat e autorit dhe mbrojtjen juridike të këtyre të drejtave, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Një nderim mbarëbotëror i kushtohet sot librave dhe autorëve, lidhet me vdekjen e dy kolosëve të letërsisë botërore, William Shakespeare dhe Miguel de Cervantes. Afro 400 vite më vonë, saktësisht në vitin 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit.
Në Kosovë, na gjen me qasje dhe politikë të re për librin, për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.
Rritje e buxhetit për librin: Fondin për librin nga 160 mijë është ngritur në 1 milion euro në vit.
Ligji i ri për të drejtat e autorit: Me ligjin e ri që tashmë është në procedurë parlamentare, synojmë zhbllokimin e procedurës për respektimin e këtyre të drejtave që do të krijojë të ardhura shtesë për krijuesit.