Build Skills with our trainings

Sign up now!

Më 27-28 prill mbahet edicioni i 19-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit në Prishtinë

Pri 25, 2023

Më 27-28 prill, Salla 1 Tetori në Prishtinë do të jetë vendi ku destinacionet më të bukura në rajon takohen me vizitorë. Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit është event promocional dhe komercial për sektorin e turizmit dhe sportit. Ky edicion shpalos një gamë të gjerë të destinacioneve dhe atraksioneve turistike, sportive dhe ofertave të ndryshme nga një numër i madh i agjencioneve turistike, bizneseve, institucioneve tjera nga vendi, rajoni dhe me gjerë.

Ky panair është vend i përsosur për krijimin e rrjeteve me profesionistë nga industria e turizmit dhe sportit në Ballkan duke u bërë vendtakimi kryesor për bashkëpunime potenciale afariste për të gjitha palët me interes, si dhe është bërë një platformë unike ku bëhet promovimi zyrtar i ofertave turistike dhe sportive për vizitorët nga Kosova dhe rajoni.

Për 19 vite me radhë, CEO si kompani lidere për organizim të panaireve në Kosovë, mundëson platformë bashkëpunimi dhe shkëmbim eksperiencash në mes të profesionistëve dhe pasionantëve të turizmit dhe sportit, thuhet në komunikatën për media e CEO shpk – Congress and Event Organization.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM