Policia e Kosovës njofton se nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit policor në rrugën “Gjon Buzuku” në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: televizor, shtëpiza të kompjuterëve dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.