Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëton për në Stockholm të Suedisë.
Gjatë kësaj vizite do të ketë takime me ministren për Evropë Jessika Roswall, Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson dhe Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Jan Knutsson, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.