Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet konferenca e parë ndërkombëtare për bujqësinë organike në Kosovë

Pri 26, 2023

Shoqata Organika ka njoftuar se është mbajtur konforenca e parë ndërkombëtare për bujqësinë organike në Kosovë. Në konferencën e parë e këtij lloji në Kosovë me rreth 200 pjesëmarrës, mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë së Kosovës, Faton Peci, ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtare, donatorë ndërkombëtarë si dhe 14 agrobiznese ekspozuan produktet dhe inputet bujqësore organike.

Shoqata nacionale “Organika” organizoi këtë konferencë për të ngritur vetëdijesimin qytetarë e institucional për bujqësinë organike, potencialin ekonomik të këtij sektori me fokus në eksportet në vendet e BE-së.

Gjatë punimeve të konferencës u realizuan edhe diskutime në panel me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për mundësitë dhe sfidat e bujqësisë organike në Kosovë.

Në konferencë prezantoi edhe instituti FiBL nga Zvicra, si institut me renome botërore në bujqësinë organike. Aty u shfaqën të dhëna për eksportet e Kosovës nga bujqësia organike si dhe të dhëna interesante mbi zhvillimet globale në fushën organike.

Agrobiznese të ndryshme ekspozuan produktet e tyre organike si çajra, reçelra dhe lëngje të ndryshme. Gjithashtu 5 (pesë) agrobiznese shitëse të inputeve organike (plehra dhe pesticide organike) ekspozuan produktet e tyre.

Në një fjalë rasti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, duke përgëzuar shoqatën “Organika” u shpreh se “bujqësia organike ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, ku shitjet nga ky sektor kanë arritur në 15 milionë Euro dhe shumica e eksporteve janë në vendet e Bashkimit Evropian. Bujqësia organike do të vazhdojë të konsolidohet dhe Ministria e Bujqësisë po vazhdon të përkrahhë sektorin me masa si grante e subvencione.”

Gjithashtu, Zj. Sandra Horina, Drejtoreshë e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), në Kosovë u shpreh e kënaqur me organizimin e kësaj konference duke shkruar histori si konferenca a parë e këtij lloji në Kosovë. Ajo përgëzoi Ministrinë e Bujqësisë për miratimin e Planit të Veprimit për Bujqësi Organike në Kosovë dhe gjithashtu bëri thirrje për vazhdim të ngritjes vetëdijesimi dhe konsum më të lartë të produkteve organike edhe brenda tregut vendorë.

Shoqata nacionale ”Organika” do të vazhdojë të mbështesë sektorin e bujqësisë organike me ngritje të vetëdijësimit, trajnime, e lobime në mbështetje dhe rritjes së konkurrueshmërisë së fermerëve e agrobizneseve Kosovare në tregun regjional dhe më gjerë.

Kjo konferencë u realizua me mbështetjen e Projektit SIRED (Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik dhe Rural) nga Caritas-i Zviceran i cili financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), thuhet në komunikatën për media e Shoqatës Organika.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM