Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Mbi 200 mijë familje përfituese dhe mbi 88 milionë euro të kursyera në import të energjisë

Pri 26, 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog kanë mbajtur sot një konferencë për media lidhur me përmbylljen e suksesshme të masës për kursimin e energjisë.

Ministri Murati u shpreh se mjetet për zbatimin e kësaj mase për periudhën shtator – nëntor janë alokuar nga buxheti i shtetit, ndërsa pas diskutimeve me Bashkimin Evropian, periudha dhjetor – mars, në vlerë prej 15 milionë euro, është mbuluar nga Pakoja mbështetëse e BE-së.

Tutje, Ministri tha se zbatimi i masës për kursimin e energjisë i ka kursyer buxhetit të shtetit mbi 88 milionë euro, nëse krahasojmë shpenzimin e energjisë për periudhën mbështetëse me shpenzimin e energjisë në periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Në anën tjetër, Shefi i Zyres së BE-së, Szunyog tha se suksesi i jashtëzakonshëm i kësaj mase të Qeverisë ka shtyer BE-në që në kuadër të pakos mbështetëse të energjisë, të subvencionoj një pjesë të zbatimit të kësaj mase. Ambasadori gjithashtu shprehu përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës drejt dekarbonizimit dhe energjisë efiçiente.

Në kuadër të masës për kursimin e energjisë elektrike janë mbështetur rreth 200 mijë familje në muaj, ndërsa përmbyllja e zbatimit të saj përkon me përmbylljen e sezonit dimëror.

Qeveria e Republikës së Kosovës së shpejti do të njoftoj publikun lidhur me masat e reja që synojnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me Programin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që synojnë ngritjen e mirëqenies qytetare në vend, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM