Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ceremoninë e mbajtur në Washington në kuadër të Ditës së Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Inspektoriati Policor i Kosovës ka pranuar çmimin kryesor për sukses të jashtëzakonshëm operacional, si institucion i nominuar në kuadër të operacionit të suksesshëm “Pika 1” dhe “Pika 2” nga i cili janë arrestuar 74 zyrtarë policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.
Në këtë ceremoni ishin nominuar 52 shtete dhe çmimi është dhënë nga nënsekretarja e Shtetit, Uzra Zeya.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka përgëzuar pjesëtarët e IPK-së për punën dhe për çmimin ndërsa ka ritheksuar sërish angazhimin tonë në forcimin e integritetit brenda secilit institucion të Republikës së Kosovës e në veçanti atyre që garantojnë sundim të rendit e ligjit dhe siguri për qytetarët e Kosovës.