Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se Biblioteka Kombëtare e Kosovës, nëpërmjet botimeve më të reja të botuesve në vend, po përfaqëson Kosovën në Panairin e Lajpcigut në Gjermani.
“Libërthi i dashurisë”, “Kësulëkuqja: përrallë për të rritur”, “Një amerikane në Kosovë 1981-1997”, “No Man’s Lands: eight extraordinary women in Balkan history” dhe “Le Serpent à deux tetës” janë titujt të cilët po prezantohen dhe diskutohen në panele të ndryshme.
Shtandi i Kosovës u vizitua nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, si dhe autorë, përkthyes, dhe botues të shumtë. Në hapje mori pjesë edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku.
Pjesëmarrja e Kosovës në panair i cili do të vazhdojë deri me 29 prill, po përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.