Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut ka marr pjesë në përurimin e rrugës në Komunën e Çairit ku u përjetësua me emrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se padyshim që kjo rrugë, të cilën e përuruam sot, bashkë me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, bijën e Presidentit Rugova dhe me miq të shumtë të shtetit tonë, do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë historike të Presidentit Rugova.