Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shpallen fituesit e Çmimit të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për vitin 2023

Pri 28, 2023

Komisioni Evropian shpalli 14 fituesit e Çmimit të pestë të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Çmimi i këtij viti njeh arritjet që promovojnë dimensionin e përfshirjes së romëve në Agjendën Digjitale dhe Ekonominë e Gjelbër. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në kuadër të Javës së Romëve të BE-së 2023 (24-27 prill 2023) të organizuar nga Parlamenti Evropian.

Olivér Várhelyi, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, tha: “Urime të gjithë fituesve për punën e tyre të madhe! Shpresoj se ky çmim do të ndihmojë në zgjerimin e aktiviteteve të tyre të rëndësishme, në mënyrë që ata të mund të frymëzojnë aktorë të tjerë që duan ta ndryshojnë komunitetin rom për të mirë..”

I nisur pothuajse 10 vite më parë, Çmimi i BE-së për integrimin e romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi synon të nxjerrë në pah rëndësinë e integrimit të romëve në procesin e zgjerimit të BE-së dhe të tregojë vendosmërinë dhe angazhimin e BE-së për përmirësimin e përfshirjes sociale të romëve në shoqëri dhe ofrimit të rezultate të prekshme në terren.

Me këtë Çmim, BE-ja i vlerëson të gjitha përpjekjet dhe rezultatet e prekshme për fuqizimin e romëve që të arrijnë potencialin e tyre të plotë si anëtarë të plotë të shoqërive ku ata jetojnë dhe punojnë.

Fokusi i edicionit të sivjetshëm ishte përfshirja e romëve në agjendën digjitale dhe ekonominë e gjelbër, të cilat përfaqësojnë mundësi të reja për përmirësimin e pozitës së grave dhe burrave të cenueshëm romë dhe të rinjve romë në rajon në të ardhmen.

Dinamika e përfshirjes së romëve ndikohet nga progresi i shoqërisë, duke përfshirë fushën e agjendës digjitale dhe ekonomisë së gjelbër dhe ne duhet të jemi të sigurt që romët nuk janë lënë prapa. Prandaj, për të ecur përpara në përmirësimin e kushteve të jetesës së romëve dhe pjesëmarrjes së tyre, është e rëndësishme të ndërtohen masa të forta që u përgjigjen këtyre sfidave, duke ofruar mundësi për të lehtësuar qasjen në arsim dhe punësim, shërbime shëndetësore dhe sociale si dhe mobilizim të komunitetit.

Organizatat fituese të shoqërisë civile morën një çmim monetar prej 7,500 € për çmimin e parë dhe 4,500 € për çmimin e dytë, ndërsa fituesit e sektorit privat dhe publik morën çmime jo monetare. Të gjithë fituesit u shpërblyen me një vizitë studimore në Bruksel, një trofe dhe një certifikatë çmimi.

Historiku

Këtë vit kemi marrë 59 aplikime/nominime dhe 14 projekte, dy për çdo vend, që përfaqësojnë partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, janë zgjedhur për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm. Fituesit janë zgjedhur për aktivitete siç janë:

  • Avokimi dhe lobimi që rezulton në miratimin dhe zbatimin e kornizave ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit që kontribuojnë në ndërtimin dhe/ose rritjen e shkrim-leximit digjital, qasjen në arsimin digjital, punësimin dhe shërbimet dhe fuqizimin përmes zgjidhjeve digjitale për romët.
  • Përpjekjet për të dhënë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme për të ndihmuar romët në digjitalizimin e kompanive të tyre, qasjen në arsimin në distancë
  • Arsimimi, trajnimi, mentorimi që rezulton në rritjen e përdorimit të aftësive digjitale dhe pranisë së të rinjve romë në ekonominë e gjelbër dhe punësimin digjital.
  • Mbështetja që rezulton në transferimin e përmirësuar të teknologjive, njohurive dhe kompetencave.
  • Luftimi i antigjipsizmit në epokën e re sfiduese digjitale
  • Veprime specifike në favor të fuqizimit të grave rome
  • Iniciativat e ndërmarrësisë rome që rezultojnë në rritjen e mundësive për romët në fushën e ekonomisë së gjelbër dhe agjendës digjitale

Angazhimi i këtyre organizatave, individëve dhe institucioneve private dhe publike për të luftuar për përfshirjen e romëve ka përmirësuar perspektivat ekonomike të qindra burrave, grave dhe të rinjve romë, por gjithashtu ka avancuar integrimin e romëve në shoqëri në përgjithësi.

Çmimi për integrimin e romëve në BE synon të japë shikueshmëri, të nxisë angazhimin politik dhe të mbështesë përfshirjen e romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, duke u fokusuar çdo dy vjet në një temë të ndryshme. Çmimi financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Roma Active Albania,. thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

 

Për më shumë informata

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM