Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më 1 Maj do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi.
Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveq banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”, Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”, Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.
Drejtoria e Inspekcionit -Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.