Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, i ka uruar të gjithë punëtorët e Komunës duke thënë se përulem për punën e tyre të mrekullueshme.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se jemi me fat që kemi punëtorë si këta e si shumë e shumë të tjerë në kryeqytet, që për çdo ditë punojnë pa u ndalë për të na ofruar shërbimet e nevojshme, pra ata janë heronjtë e prapaskenës, frymëzim e motivim për mua.
𝗥𝗮𝗴𝗶𝗽𝗶 është recepsionisti në hyrje të objektit të #Kryeqytetit, i cili kujdeset për orientimin e qytetarëve për te sportelet përkatëse.
𝗦𝗵𝗮𝗯𝗮𝗻𝗶 është përgjegjës i autoparkut që na e lehtëson dhe organizon lëvizjen me automjete çdo ditë.
𝗟𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁𝗮, përveçse i shërben Kuvendit Komunal me pozitivitet e profesionalizëm, është një arkiv i gjallë me përvojën e saj gati 20 vjeçare.
𝗙𝗮𝘁𝗺𝗶𝗿𝗷𝗮 kujdeset për mirëmbajtjen e zyrave dhe të ambienteve të përbashkëta në kabinet, gjithmonë e buzëqeshur dhe e papërtueshme.
𝗦𝗵𝗮𝗶𝗽𝗶 me shumë durim e përgjegjësi i pranon kërkesat tuaja nëpërmjet telefonit në Qendrën e Thirrjeve.
𝗕𝘂𝗿𝗯𝘂𝗾𝗷𝗮 është për çdo ditë në kontakt me ju, duke ju pajisur me dokumentet e gjendjes civile.
Gëzuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve!