Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi pritet në takim nga sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Mikuriya

Maj 2, 2023

Në Bruksel, në selinë e Organizatës Botërore të Doganave (OBD), zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Kunio Mikuriya.

Sekretari i Përgjithshëm Mikuriya, e njoftoi zëvendëskryeministrin Bislimi për vizitën e zhvilluar në Kosovë gjatë javës së kaluar duke potencuar se ka pasur një qëndrim të frytshëm në vend. Tutje ai vlerësoi lartësisht të gjitha takimet e zhvilluara dhe shtoi se është impresionuar me zhvillimet në Kosovë dhe vullnetin e institucioneve qeveritare të Kosovës për reforma të rëndësishme duke përfshirë ato doganore.

Gjithashtu u vlerësuan pozitivisht të arriturat në Kosovë duke shtuar se OBD-ja do të ofrojë mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbështetëse në kuadër të burimeve njerëzore sipas programeve të OBD-së.

Tutje, ai ndau qëllimin e përbashkët për avancimin e  bashkëpunimit mes OBD-së dhe Kosovës në lehtësimin e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve, rritjen e bashkëpunimit me të gjithë sektorët relevant dhe njëkohësisht të përkushtuar në parandalimin e tregtisë së paligjshme.

Zëvendëskryeministri Bislimi, e falënderoi për kohën e ndarë e vizitën e bërë së fundmi në Kosovë duke e vlerësuar atë si të rëndësishme dhe me peshë të veçantë. Ai poashtu e falënderoi për vlerësimin e lartë ndaj të arriturave të Kosovës dhe për mbështetjen e ofruar me qëllim të rritjes së kapaciteteve si dhe forcimit të bashkëpunimit.

Qeveria e Republikës së Kosovës është dhe do të vijojë të jetë e përkushtuar në qëllimin e saj në zbatimin e reformave sipas standardeve ndërkombëtare. U theksua rëndësia dhe roli kyç që ka Dogana e Kosovës për shtetin dhe se mirëpriten vlerësimet e OBD-së për të arriturat e saj që shërbejnë edhe si model për administratat tjera doganore.

Palët u pajtuan se bashkëpunimi mes OBD-së dhe Kosovës do të vijojë të thellohet dhe format e bashkëpunimit do të zgjerohen më tutje, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM