Komuna e Prishtinës njofton se fillon java e ndërgjegjësimit për pamjaftueshmërinë e zemrës.
Drejtoria e Shëndetësisë së Kryeqytetit së bashku me Shoqatën e Krdiologëve të Kosovës-Kosovo Society of Cardiology po inkurajojnë qytetarët për të marrë pjesë në këtë aktivitet për të ngritur vetëdijen dhe për të marrë masat e duhura rreth sëmundjeve kardiovaskulare.
Aktivitetet që do të zhvillohen gjatë kësaj jave: nga data 2 deri më 5 maj, ora 10:00-14:00 në Qendrat Kryesore e Mjekësisë Familjare ku qytetarët mund të informohen rreth sëmundjeve kardiake.
Do të bëhet matja e shtypjes arteriale të gjakut, glikemisë në gjak, peshës trupore nga specialist të fushës së kardiologjiisë dhe do të bëhet shpërndarja e materialeve promovuese për ruajtjen e zemrës.
Nё shkollat e mesme tё Prishtinës janё tё vendosur defibrillator dhe ekipet e Urgjencёs sё Kryeqytetit dhe gjatё kёsaj jave do tё organzojmё trajnime pёr pёrdorimin e defibrilatorёve.
Më 7 maj, në koordinim dhe me Klubi Akpin Prishtina nga ora 09:00 do të promovohet ”Shtegu i Shëndetit” në kuadër të shenjëzimit të shtigjeve të Gërmisë.
Ky aktivitet bëhet në bashkëpunim me Usaid Kosovo, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.