Build Skills with our trainings

Sign up now!

GIZ i dorëzon MSh-së pajisje për menaxhimin e mbetjeve medicinale në vlerë prej 208, 675 €

Maj 2, 2023

Ministria e Shëndetësisë dhe Agjensioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) nënshkruan sot aktin e dorëzim pranimit të pajisjeve medicinale për mbeturina medicinale, të cilat GIZ i ka siguruar për Ministrinë e Shëndetësisë.

Në ceremoninë e këtij nënshkrimi ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde, të cilët paraprakisht zhvilluan një takim, ndërsa nënshkrimi i dorëzim-pranimit të pajisjeve u bë nga  Sekretari i Përgjithshëm të MSh-së, Dr. Naim Bardiqi dhe drejtori i GIZ në Kosovë, z. David Oberhuber.

Ministri Vitia tha se sigurimi i pajisjeve për mbeturina medicinale është një kontribut i vlefshëm i Qeverisë së Gjermanisë përmes GIZ, në funksion të menaxhimit më të mirë të mbetjeve medicinale dhe ruatjes së shëndetit publik.

Ambasadori Joern Rohde tha se ky është një kontribut për ta ndihmuar menaxhimin e mbetjeve medicinale, për të ndihmuar për një Kosovë më të shëndetshme dhe gjithashtu për ta përgatitur Kosovën për rrugën e saj për në Bashkimin Evropian.

GIZ ka siguruar një numër të pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale të cilat do t’u dorëzohen 34 Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komuna të Kosovës, sikurse edhe një transportuesi për bartje të mbeturinave medicinale.

GIZ, gjithashtu, në emër të Qeverisë Gjermane, është duke mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë Planin për Menaxhimin e Mbeturinave Medicinale (PMMM).

Vlera e pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale nga GIZ për Ministrinë e Shëndetësisë është 208,675.00 €, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM