Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca nderon të rënët në Studime: Duhet të jemi vigjilent për këtë Serbi që e kemi përballë

Maj 2, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë kompleksit memorial në Studime të Vushtrrisë, në nderim të 116 shqiptarëve të vrarë e masakruar.

Me këtë rast kryetari Glauk Konjufca, para familjarëve të të rënëve, bashkëfshatarëve dhe qytetarëve të shumtë të Vushtrrisë, tha se mbetet shqetësues fakti se Serbia ende nuk ka ndryshuar qëndrimin politik dhe se ata që i kanë kryer krimet, si masakra e Studimes, ende mbajnë pozita të rëndësishme në shtetin serb.

“Ajo që na shqetëson vazhdimisht është mosndryshimi i Serbisë dhe i drejtimit politik të saj. Të gjithë e dimë që Serbia në instancat më të larta të shtetit, të politikës e të ushtrisë, të inteligjencës e të organeve të sigurisë, është e mbushur me njerëz të cilët i kanë kryer këto masakra. Ata kanë pozita kyçe në shtetin e Serbisë edhe sot e kësaj dite. Serbia si shtet kurrë nuk është penduar dhe distancuar prej krimeve që ka bërë”, theksoi Konjufca.

I pari i Kuvendit potencoi se shteti i Serbisë ka kryer gjenocid ndaj popullatës së pafajshme civile në Kosovë me tërë aparatin e vet shtetëror.

“Ne duhet të jemi vigjilent për këtë Serbi që e kemi përballë, e cila jo vetëm që e ka kryer gjenocidin, por mendon që kurrfarë krimi nuk ka kryer në Kosovë. Instancat politike të saj, si Akademia, ushtria, duke përfshirë edhe kishën e tyre mendojnë se kanë bërë veprime të domosdoshme, përderisa ne e dimë të gjithë që ai ishte gjenocid”, theksoi kryetari Konjufca.​

Konjufca ka thënë se gjitha llojet e krimeve kundër njerëzimit dhe të krimeve të luftës, që ekzistojnë, Serbia i ka kryer mbi popullatën tonë, thuhet në komunikatën për media e kKuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM