Një ditë para takimit të nesërm të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të fasilituar nga Bashkimi Evropian, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Brukseli zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Ata folën për agjendën e takimit të nesërm dhe pritjet nga ky takim dhe për, siç theksoi kryeministri Kurti, rëndësinë që Marrëveshja Bazë dhe Plani i Zbatimit të saj të zbatohet në tërësi dhe me mirëbesim.
Ai falënderoi Chollet për rolin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës në kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës javën e kaluar, dhe për angazhimin e tyre në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.