Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, sot më 05 maj shënohet 90-vjetori i lindjes dhe 20-vjetorin i vdekjes së aktorit Istref Begolli.
Teatri Kombëtar i Kosovës fton të gjithë për të kujtuar veprën e një prej aktorëve më të shquar në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
Së bashku me kolegë, miq dhe familjarë, do të nderojmë kujtimin dhe kontributin e tij në kulturë me “Një gotë për Istrefin”.
Bashkohuni me ne për të kujtuar aktorin Istref Begolli në ora 18:00, lokacioni: Teatri Kombëtar i Kosovës, (Pllatoja e Pallatit të Rinisë – Prishtinë), thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






