Gjatë vizitës zyrtare në Itali, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shoqëruar nga zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi, Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade, Jeton Dreshaj, këshilltari ushtarak, kolonel Ejup Maqedonci, si dhe këshilltarja politike, Liridona Gashi, takoi Presidentin e Qendrës për Studime të Larta të Mbrojtjes në Itali, Admiralin Giacinto Ottaviani.
Në këtë takim diskutuan rreth formave të bashkëpunimit, ashtu që ushtarakët tanë të vazhdojnë edukimin në disa prej drejtimeve që ofron kjo Qendër, duke përfshirë udhëheqjen, gjeopolitikat, sigurinë kibernetike si dhe studimet ligjore.
Ministri Mehaj theksoi me këtë rast se edukimi i vazhdueshëm i ushtarakëve përbën element të rëndësishëm të zhvillimit të ushtrisë sonë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






