Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla të Mbretërisë së Bashkuar.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka uruar Madhërinë Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla për kurorëzimin historik ku ka thënë se në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dua të përcjellë urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles. III
“Urimet tona të përzemërta Madhërisë së Tyre Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për këtë kurorëzimin historik.
Ndërsa jemi dëshmitarë të kësaj dite historike, le të kujtojmë fuqinë e miqësive dhe aleancave dhe rëndësinë jetike të forcimit të tyre.
Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit!
Aleanca midis dy vendeve tona dhe lidhjet midis popujve tanë të vazhdojnë të forcohen gjatë mbretërimit të Mbretit”






