Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në prag të ushtrimit “Defender Europe 23”, përgatitjet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar dhe se kjo do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet luftarake.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka përgëzuar shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ.
Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë.
Kosova në NATO është gjithashtu një nga amanetet e dëshmorëve tanë.






