Drejtoria e Inspekcionit- Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një aksion të madh në koordinim me Policinë e Kosovës me qëllim të lirimit të hapësirave publike në rrugët në afërsi të Tregut të veturave.
Rrugët në afërsi të Tregut të veturave, zonë në të cilën përveç papastërtisë që krijohet zakonisht, rrezikohet edhe shëndeti i qytetarëve nga therrja (prerja) e shpezëve në kushte totalisht të papërshtatshme, thuhet në postimin në Facebook të Drejtorisë së Inspekcionit- Komuna e Prishtinës.






