Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati- Pavlova: BEI mbështet investimet që kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës

Maj 8, 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga Zëvendëspresidentja e BEI-së, Lilyana Pavlova.

Ministri Murati ka falënderuar Zëvendëspresidenten Pavlova për bashkëpunimin e suksesshëm me BEI-në përgjatë viteve, duke vënë theks në mbështetjen e BEI-së në investimeve infrastrukturore në vend.

Gjithashtu, Murati e njoftoi Pavlova edhe lidhur me indikatorët e fundit makrofiskal, si dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e familjeve që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana e saj, Pavlova u shpreh se BEI mbështet investimet që kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës, e të cilat integrojnë vendin tonë edhe më tej në tregun rajonal dhe atë të BE-së. Ajo nënvizoi mbështetjen për zhvillimin e infrastrukturës së qëndrueshme të transportit, projekteve të energjisë së ripërtrishme, infrastrukturës së ujit dhe ujërave të zeza, si dhe sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë.

Së fundi u diskutua edhe mbarëvajtja e projekteve aktuale në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në projekte të tjera me interes për qytetarët e vendit tonë, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM