Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia: Zhvillimi i fizioterapeutit, si edhe në fusha të tjera të shëndetësisë është një vazhdimësi e të mësuarit

Maj 8, 2023

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka thënë se Kongresi i 2-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë ishte një platformë e shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe për të ndjekur praktikat më të mira rreth zhvillimit në fushën e fizioterapisë.

“Odat e profesionistëve shëndetësor si organizata të pavarura profesionale përpos që mbrojnë dhe prezantojnë interesat profesionale të anëtarëve të saj, kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të siguruar standardet e larta, si dhe të sigurojnë edukimin e vazhdueshëm profesional me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor”, theksoi Mnistri Vitia, në kongresin e organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës.

Si ministër i Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi ai, mbetem i përkushtuar që të mbështesim zhvillimin dhe edukimit të fizioterapeutëve konform ligjit të përcaktuar për odat e profesionistëve dhe respektimit të Rregullores së Fizioterapisë në Evropë – ESCO (European Skills, Competences, Qualifications and Occupations / Aftësitë, Kompetencat, Kualifikimet dhe Profesionet Evropiane).

“Zhvillimi i fizioterapeutit, si edhe në fusha të tjera të shëndetësisë, është një vazhdimësi e të mësuarit. Ai fillon me programin e edukimit të fizioterapeutit të nivelit fillestar që lejon hyrjen në profesion, i ndjekur nga zhvillimi dhe ruajtja e kompetencës së vazhdueshme për ta praktikuar, ecuri kjo e mbështetur nga korniza e edukimit të fizioterapeutëve të Fizioterapisë Botërore.Tashmë, siç e dini, në këtë qeverisje, është hapur Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive dhe atë të Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

 

Kjo është struktura e vetme e kujdesit terciar shëndetësor në Kosovë, e cila ofron shërbime të diagnostifikimit si dhe të trajtimit të veçantë të patologjive të ndryshme përmes terapisë fizikale dhe të rehabilitimit”, tha ai.

Ministri Vitia tha se paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës fizike, Qeveria e Republikës së Kosovës po punon intensivisht edhe në përditësimin e infrastrukturës ligjore në fushat e mjekësisë sportive dhe mjekësisë fizikale dhe rehabilituese, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM