Build Skills with our trainings

Sign up now!

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullave postare “Evropa 2023 – Paqe”

Maj 9, 2023

Me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, Filatelia e Postës së Kosovës nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Evropa 2023 – Paqe”.

Thirrja për paqe padyshim i referohet krizave të shumta globale që kanë shkaktuar viktima, shkatërrim dhe migrim të miliona individëve në mbarë globin si rezultat i luftës, persekutimit dhe shkeljes së të drejtave themelore të njeriut.

Prandaj, jo rastësisht, Europa Cept, si temë e përbashkët për vitin 2023, ka përcaktuar temën “Paqe”.

Përcjellja e mesazhit të paqes këtë herë nga artistët kosovarë bëhet përmes krijimit të formave artistike me palosje letre, origami.

Shfaqja e pëllumbit të paqes, që kërkon lirinë nga konfliktet dhe kaosi, por edhe mbështetjen për njëri-tjetrin, pasqyrojnë çelësin e botës në të cilën duam të jetojmë.

Emetimi i pullave postare përbëhet nga pulla postare, blloku filatelik dhe zarfi i ditës së parë që do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë, thuhet në komunikatën për media e Postës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM