Komuna e Kaçanikut ka ndarë 525 koshere të bletëve për 47 bletarë si dhe 15 centrifuga elektrike për nxjerrjen e mjaltit të bletëve për 15 bletarë.
Kryetari i kësaj Komune, Besim Ilazi është shprehur se mbështetja për fermerët kaçanikas tashmë është bërë tradicionale, me qëllim të përkrahjes dhe lehtësimit të punës për të gjithë ata që duan të punojnë në sektorin e bujqësisë.
Ai më tutje shtoi se Komuna e Kaçanikut çdo herë do të jetë e përkushtuar në përkrahjen e bujqëve dhe në përgjithësi në përkrahje të sektorit të bujqësisë, thuhet në postimin në Facebook të PDK-së.






