Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Mblidhen grupet punuese për Reformën në Drejtësi

Maj 10, 2023

Ministrja Haxhiu mori pjesë në takimin e parë të grupeve punuese për Reformën në Drejtësi, në të cilin takim përveç anëtarëve të grupeve punuese, ishin përfaqësues nga KGjK dhe KPK dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Në këtë takim njoftues ministrja Haxhiu diskutoi për rëndësinë që ka ky bashkëpunim ndër-institucional veçmas në kuadër të reformës në drejtësi.

Ministrja Haxhiu cilësoi të vlefshëm këtë takim të parë, i cili do të ketë një dinamikë të lartë të punës, dhe për të cilin priten rezultate brenda afateve të përcaktuara.

Takimi pati për qëllim të orientojë dhe dakordojë edhe afatet optimale dhe fillimin e punës.

Po ashtu ministrja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë iniciativë si BE, OPDAT, INL, USAID, KiE, Ambasada Britanike, OSBE, EUKOJUST, EULEX, si dhe njoftoi gjithashtu për përfshirjen e shoqërisë civile në këtë Reformë, sipas afateve në fazat e parapara.

Gjithashtu zëvendëskryesuesit nga KGjK dhe KPK, respektivisht Qerim Ademaj dhe Veton Shabani, shprehën gatishmërinë e plotë për angazhim të vazhdueshëm për gjatë të gjithë procesit.

Pjesë e kësaj nisme reformuese do të jenë gjashtë grupe punuese. Kjo reformë është pjesë e zotimeve që dalin nga Deklarata e përbashkët e zotimit e nënshkruar nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial, Gjykata Supreme dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM