Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj pritet nga gjenerallejtënant Zaman, diskutojnë për misionet paqeruajtëse dhe rritjen e numrit të grave në ushtri

Maj 10, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës në MM, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, janë pritur në takim nga oficeri kryesor i kreut të Shtabit të Ushtrisë së Bangladeshit, gjenerallejtënant Waker-uz-Zaman, ku fokus të diskutimeve kishin trajnimet e përbashkëta, inxhinierinë ushtarake, misionet paqeruajtëse, si dhe rritjen e numrit të grave në ushtri.

Në këtë takim u theksua se shkëmbimi i përvojave në këto fusha është domethënës për të dyja palët.

Gjithashtu, u bisedua për realizimin e ushtrimeve të përbashkëta, të cilat, po ashtu mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është ushtrimi për menaxhimin e emergjencave në të cilin u dakorduan për pjesëmarrje.

Ministri Mehaj theksoi se partneriteti i barabartë dhe bashkëpunimi në fusha të përbashkëta, do të jetë me rëndësi parësore në marrëdhëniet në mes të të dy vendeve, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM