Build Skills with our trainings

Sign up now!

MINT: Rritet numri i inspektimeve të tregut, ndalohen së shituri 200 kositëse të barit me prejardhje nga Kina

Maj 10, 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Inspektorati i Tregut ka shtuar prezencën e inspektorëve në treg, e që ka dhënë rezultate konkrete, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit. Inspektorët kanë vendosur për ndalimin e importimit të 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina, për shkak se të njëjtat nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët.

Gjithashtu është ndaluar ekspozimi i cigareve elektronike, është bërë mbikëqyrja e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike, është bërë verifikimi i produkteve për përmbushje të standardeve dhe të sigurisë etj.

Gjatë javës së kaluar Inspektorati ka kryer 55 kontrolle tek operatorët ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Si rezultat i besueshmërisë së qytetarëve në efikasitetin e punës së MINT, janë pranuar dhe shqytuar  98 ankesa të konsumatorëve.

Me qëllim të analizimit të cilësisë së produkteve të naftës janë marrë 30 mostra për testim në laboratorët e akredituar. Verifikimi i peshës së bukës dhe sasisë së naftës, po ashtu kanë qenë në fokus të inspektorëve, që është bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës,  që funksionin në kuadër të MINT.

Inspektorët kanë vazhduar edhe me monitorimin e rregullt të çmimeve të produkteve të naftës nëpër pikat shitëse me pakicë. Inspektorati i Tregut do të vijojë të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe do të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin në treg, thuhet në komunikatën për media e MINT-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM