Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se në tremujorin e parë të vitit 2023, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 561 operacione nga kirurgët abdominalë, në bashkëpunim me anesteziologët nga Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.
Në ambulanca specialistike janë kryer gjithsej 1 mijë e 279 vizita mjekësore.
Stafi mjekësor i asistuar edhe nga infermierët, po ashtu, ka kryer edhe 58 kolonoskopi,129 ERCP- teknikë enodoskopike mini-invazive dhe 48 gastroskopi, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.






