Build Skills with our trainings

Sign up now!

BE: Autoritetet e Kosovës t’u përmbahen rreptësisht procedurave ligjore lidhur me shpronësimin e pronave në veri

Maj 12, 2023

Bashkimi Evropian është në dijeni të vendimit preliminar të Qeverisë për shpronësimin e tokës për interes publik në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok.

Çdo shpronësim është i ndjeshëm për nga natyra, prandaj procedurat ligjore parashikojnë hapa të tillë si njoftimi i avancuar dhe informimi gjithëpërfshirës i pronarëve të pronave, e drejta e tyre për të paraqitur komente për shpronësimin e kërkuar, mundësia e një zgjidhjeje të përshtatshme juridike dhe kompensimi adekuat i tyre përpara së procesi të ketë përfunduar.

Vendosja e katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore – në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit – ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe kjo gjë duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet.

BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që t’u përmbahen rreptësisht procedurave ligjore lidhur me shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve dhe bartësve të interesit të prekur të respektohen plotësisht, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM