Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Fillon transformimi rrënjësor i Klinikës së Onkologjisë, 2.1 mil. € investime në shërbim të qytetarëve

Maj 12, 2023

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër punimet të cilat kanë filluar lidhur me investimet që do ta transformojnë rrënjësisht këtë klinikë.

Gjatë kësaj vizite Ministri Vitia u prit nga drejtori, Dr. Ilir Kurtishi dhe stafi i Klinikës së Onkologjisë.

Me këtë rast, Ministri Vitia theksoi rëndësinë e investimeve të cilat kanë filluar në Klinikën e Onkologjisë, në vlerë të 2.1 milionë euro të parapara në infrastrukturë dhe aparaturë të avancuar.

Sipas ministrit Vitia, përkujdesi ndaj qytetarëve si dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore janë gjithmonë prioritet i Ministrisë e Shëndetësisë.

“Tashmë është i gatshëm edhe projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme për pacientët në Onkologji”, tha ministri Vitia.

Ai theksoi edhe rëndësinë e shtimit të kapaciteteve të resurseve humane për riorganizimi të dhënies së shërbimeve në dy ndërrime, ndërsa bashkërisht ne stafin diskutuan edhe për projektimin e decentralizimit të shërbimeve onkologjike me qëllim që qytetarët të kenë trajtime sa më dinjitoz.

Në këtë takim, ministri Vitia ritheksoi se Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për të ngritur cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e terapisë për pacientët në nevojë.

Aktualisht, furnizimi me barna për pacientët e Klinikës së Onkologjisë është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%. Është shtuar angazhimi që kjo përqindje të rritet dhe të plotësojë nevojat e pacientëve tanë. Veçanërisht, pas ndarjes më të lartë të buxhetit për Listën Esenciale të Barnave, i cili për herë të parë do të jetë 60 milionë euro, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM