Për nder të 25 vjetorit të themelimit të njësisë elite të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Shqiponjat e Zeza”, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me ish-ushtarët e kësaj njësie, luftetarë e veteranë të UÇK-së.
Njësia “Shqiponjat e zeza” ishte ndër njësitet më të përgatitura dhe më të suksesshme në luftën për çlirim.
Haradinaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se jemi përgjithmonë mirënjohës krerëve që udhëhoqën me këtë njësi!
Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët!
Përgjithmonë mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan në lirinë e Kosovës.






