Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Soucy: Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për krimet e kryera ndaj grave gjatë luftës në Kosovë

Maj 15, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot një grup të Rrjetit të Grave të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të udhëhequra nga Chantal Soucy, kryetare e Rrjetit të Grave Parlamentare, njëherësh nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të Kebekut në Kanada.

Presidentja Osmani i uroi Soucy 120-vjetorin e themelimit të Rrjetit të Grave parlamentare brenda Organizatës së Frankofonisë dhe shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin të cilin kjo organizatë e ka dhënë në kultivimin dhe promovimin e vlerave frankofone nëpër botë.

Kosova si anëtare e kësaj organizate është aktive në promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me vendet anëtare të Frankofonisë dhe kultivimin e vlerave të përbashkëta, të cilat i promovon kjo organizatë.

Ajo po ashtu shprehu kënaqësinë që, si pjesë e bashkëpunimit të shkëlqyer, të cilin institucionet e vendit tonë e kanë me këtë organizatë, sot në Kuvendin e Republikës po mbahet Seminari parlamentar i këtij rrjeti.

Presidentja dhe delegacioni i Rrjetit të grave të Asamblesë Parlamentare diskutuan edhe për kujdesin të cilin institucionet e Kosovës po e tregojnë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe përpjekjet që, krahas përkrahjes, të sigurohet edhe drejtësi për to.

“Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për krimet e kryera në Kosovë, përfshirë edhe krimet seksuale ndaj grave”, tha presidentja Osmani.

Presidentja e njoftoi Soucy edhe me përgatitjet për Forumin për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, i cili sivjet do të mbahet për herë të dytë dhe e ftoi atë dhe gratë parlamentare te Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë që të marrin pjesë në të.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, tha Presidentja, “shërben si instrument i rëndësishëm për promovimin e të drejtave të grave dhe përparimin e mëtejmë të pozitës së tyre në shoqëri dhe pjesëmarrje më të lartë në jetën institucionale”.

Soucy u shpreh e lumtur për vizitën dhe theksoi se do të vazhdojë të punojë për promovimin e mëtejmë të lirive dhe të drejtave të grave, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM