Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia pret në takim një delegacion nga Malta, diskutojnë për avancimin e sistemit të shëndetësisë

Maj 15, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dafina Gexha – Bunjaku, pritën në takim ministrin e Maltës, Dr Jo-Etienne Abela, bashkë me delegacionin e tij të përbërë nga Prof, Anthony Serracino-Inglott, Dr Caroline Muscat dhe Dr. Jessica Spiteri.

Gjatë këtij takimi u diskutua për përvojën e dobishme që mund të përfitojë Kosova nga shteti i Maltës shkaku i rrugës së ngjashme nëpër të cilën ka ecur për avancimin e sistemit të shëndetësisë.

Në veçanti u theksua rëndësia e ngritjes së kapaciteteve institucionale në AKPPM dhe trajnimi i stafit që është i angazhuar në rregullativën e barnave në Republikën e Kosovës, ndërsa në këtë drejtim është tejet e çmueshme mbështetja e shtetit të Maltës bazuar në përvojën e saj.

Ministri Vitia tha se ofrimi i shërbimeve të kompletuara shëndetësore, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojës për sigurimin e produkteve medicinale, është një proces i rëndësishëm për të avancuar sistemi farmaceutik në vend, sipas standardeve bashkëkohore të shteteve evropiane.

Gjatë këtij takimi ministrat ranë dakord për fushat e bashkëpunimit, ndërsa thanë se është e rëndësishme që ky proces të vazhdojë me hapa të shpejtuar, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM