Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi- Studer: Vlerësohet mbështetja e donatorëve zviceran në implementimin e projekteve për Kosovën

Maj 17, 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme Ndihmës Drejtoren e Përgjithshme dhe kryesuesen e Divizionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropën në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ambasadoren Andrea Studer.

Në fillim të bisedës, u potencua mesazhi për bashkëpunimin e fuqishëm me ambasadën e Zvicrës. U vlerësua lartësisht dhe mbështetja e partnerëve dhe donatorëve zviceran, në zbatimin dhe implementimin e projekteve të rëndësishme për vendin.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli rreth një prej shtyllave të mandatit të tij, ajo e zhvillimit ekonomik, ku theksoi se performanca pozitive ekonomike e Kosovës, po vlerësohet dhe nga raportet e Bankës Botërore, FMN-së e së fundmi dhe nga BERZH. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme, duke synuar poashtu dhe shpërndarje të barabartë për qytetarët përmes dhe politikave sociale.

Ndërkohë, Studer u shpreh e impresionuar nga potenciali i Kosovës, veçanërisht në aftësitë sipërmarrëse të të rinjve. Ajo tregoi dhe për vizitën treditore që po e zhvillon në Kosovë, të cilën e cilësoi produktive e të frytshme.

Në këtë takim, Studer shoqërohej nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, thuhet në komunkatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM