Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Sekuestrohet një armë zjarri dhe substanca të dyshuara narkotike, arrestohen pesë persona

Maj 17, 2023

Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Nga njësite policore në dy lokacione të ndara, janë shoqëruar pesë persona të dyshuar, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve.

Në rastin e parë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, nga zyrtarët policor është shoqëruar një person i dyshuar, të cilit i është gjetë dhe sekuastruar një armë zjarri dhe 7 fishekë.

Ndërsa në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, është ndaluar një automjet nga njësiti i trafikut, ku janë shoqëruar në stacion policor katër persona, të cilëve policia u ka gjetë dhe sekuestruar: – dy kavanozë me substancë të dyshuar narkotike(marihuanë), -një thikë etj.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe armëmbajtje pa leje, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM