Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka filluar lirimi i hapësirave publike të uzurpuara në kryeqytet.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se së bashku me drejtorin e e Inspekcionit, Florian Dushi mbikqyrëm lirimin e hapësirave në afërsi të Stacionit të Trenit, në Rr. “Tirana”, e cila pas 20 vitesh u pastrua nga masiviteti i mbeturinave inerte të mbetura.
Po shndërrojmë menjëherë këtë zonë në një hapsirë tjetër të gjelbëruar për kryeqytetin.
Prishtina po frymon lirshëm






