Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë njoftuar se është hapur Pavijoni i Kosovës në edicionin e 76-të të Festivalit të Kanës.
Për të dymbëdhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës prezentohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në Festivalin e Kanës.
Ndër të tjera do të promovohen filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë.
Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 134, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






