Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK përgëzon Sindikatën e Policisë së Kosovës 

Maj 18, 2023

SBASHK ka përgëzuar Sindikatën e Policisë së Kosovës e cila është pranuar si anëtare me të drejta të barabarta në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP). Është kjo një arritje e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe mirënjohje për djemtë e vashat që me punë e përkushtim janë në shërbim vendit dhe të qytetarëve.

SBASHK ka respekt të lartë e meritor për policinë e Kosovës dhe shumë herë në angazhimet  tona duke kërkuar realizimin e kërkesave të anëtarësisë sonë kemi mbështetur fuqishëm kërkesat  e policisë që janë prezantuar nga sindikata e tyre duke kërkuar që ato të gjejnë zgjedhje meritore nga institucionet e shtetit.

SBASHK ka thënë se kështu do të veprojmë edhe në të ardhmen sepse këtë e meritojnë djelmoshat dhe vashat që me krenari mbajnë uniformën e policisë sonë, thuhet në komunikatën për media e SBASHK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM