Build Skills with our trainings

Sign up now!

Departamenti i Hetimeve të Policisë vazhdon operacionet kundër drogës, arreston katër të dyshuar

Maj 19, 2023

Departamenti i Hetimeve të Policisë së Kosovës vazhdon operacionet kundër drogës, ‘Shpërndarësi’ arreston katër të dyshuar dhe konfiskohen 1,549.2 gramë heroinë si dhe 54.7 gramë kokainë.

Hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN-së)-Njësia Gjilan, pas një pune të gjatë hetimore, kanë zhvilluar një operacion të gjerë në qytetin e Gjilanit, të koduar ‘Shpërndarësi’, me qëllim ndalimin dhe kapjen e personave të dyshuar për trafikim me narkotik. DHTN në Gjilan, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Prokurorinë dhe Gjykatën ka zhvilluar operacionin policor në katër lokacione të ndryshme ndaj katër personave të dyshuar.

Gjatë kontrollit te katër të dyshuarit (V.S., L.N., L.M., A.A.), janë gjetur dhe është konfiskuar në cilësi të provave materiale:

  • Substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 1,549.2 gramë me vlerë rreth 34.400 euro,
  • Substancë, dyshohet të jetë kokainë me peshë 54.7 gramë në vlerë rreth 5400 euro,
  • Para të gatshme të konfiskuara 2.010 euro,
  • Armë e shkurtër dhe 1 karikator me 15 fishekë,
  • Tri peshore elektronike,
  • Një telefon mobil,
  • Një veturë me targa vendore.

Të gjithë të dyshuarit e përfshirë janë recidivist të veprave të tilla, ku edhe më herët nga DHTN-Gjilan kanë qenë të arrestuar për vepra penale të narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit katër të dyshuarit e lart-cekur ndalohen për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM