Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: “Skënderbeu, kryezot i Arbërit”, opera premierë përtej pritshmërive të publikut

Maj 19, 2023

Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, në Prishtinë sollën operën solemne “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryezot i Arbërit” nga Vasil S. Tole me libreto të vet kompozitorit mbi tekstin e Fan S. Nolit.

Solistët, tenori Klodjan Kaçani, baritoni Artur Vera, soprano Kaltrina Miftari, mexosoprano Dea Xhemaili e tenori Rizah Jahaj, dhuruan emocione të forta për publikun duke interpretuar historinë shqiptare përmes kësaj forme të bukur arti.

Shoqëruar nga Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Sieva Borzak dhe Hajrullah Syla në bashkëpunim me Korin e TKOB-së, drejtuar nga Dritan Lumshi dhe me konceptin regjisorial të Ada Gurrës, kjo premierë shënon projektin e pestë të bashkëpunimit me Shqipërinë për këtë sezon koncertal, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM